Ballina Europë Po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Mansh, 8 emigrantë humasin jetën...

Po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Mansh, 8 emigrantë humasin jetën tragjikisht

7
0

Tetë emigrantë kanë vdekur gjatë natës në brigjet e Francës, ndërsa po përpiqeshin të kalonin Kanalin në La Mansh. Autoritetet detare franceze thanë se 200 persona u shpëtuan në një periudhë 24-orëshe të premten dhe të shtunën.

Njerëzit u shpëtuan nga katër varka të ndryshme nga roja bregdetare franceze. Siç raportohet një varkë kishte 61 persona, një tjetër kishte 55 dhe dy të tjera kishin nga 48 dhe 36 individë secila.

Incidenti vjen për më shumë se një javë, tentativa më vdekjeprurëse për kalimin e Kanalit këtë vit, kur gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë ishin në mesin e të paktën 12 emigrantëve që vdiqën kur anija e tyre u “shqye”.

Më shumë se 53 të mbijetuar u nxorën nga ujërat jashtë pikës Gris-Nez, midis Calais dhe Boulogne-sur-Mer, gjatë një operacioni të madh shpëtimi ajror dhe detar më 3 shtator. Më shumë se 30 njerëz kanë vdekur në kalimet e Kanalit deri më tani këtë vit.

Rreth 400 njerëz kanë mbërritur në Britani me varka të vogla gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas shifrave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar totalin e përkohshëm këtë vit në mbi 21,000.