Ballina Lifestyle Situatat e tensionuara mes tyre/ Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëjnë...

Situatat e tensionuara mes tyre/ Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëjnë lëvizjen e papritur

5
0

Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Nora Istrefi dhe Tuna, po punojnë së bashku për të sjellë një bashkëpunim muzikor të papritur.

Ky lajm, i konfirmuar nga “Prive”, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tensionuar mes dy ish-kunatave.

Prej kohësh, Nora dhe Tuna janë përfolur për marrëdhëniet e acaruara, ku mosmarrëveshjet familjare mes vëllezërve Robert dhe Patris Berisha, ish-bashkëshortët e tyre, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.

Megjithatë, duket se artistet kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen te muzika.

Ky projekt i përbashkët mes tyre është në fazën finale të realizimit, dhe mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku, por gjithashtu nga ish-bashkëshortët e tyre.