Autoritetet kineze po përgatiten për shira të dendur këtë të diel pasi tajfuni Bebinca pritet të godasë Shangain.
Të gjithë fluturimet janë anuluar.
Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive bëri me dije se tajfuni do të shkaktojë shi të rrëmbyeshëm në dy ditët e ardhshme.
Me mbërritjen e tajfunit që përkon me Festivalin e Mesit të Vjeshtës, një festë publike në vend, operatori hekurudhor pret që pasagjerët të bëjnë 74 milionë udhëtime.
Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive u bëri thirrje zyrtarëve të jenë vigjilentë, duke qenë se lëvizshmëria do të jetë e lartë dhe rreziqet do të jenë të mëdha.