Ballina Rajoni Ulja e temperaturave, bie dëbora e parë në Ballkan

Ulja e temperaturave, bie dëbora e parë në Ballkan

5
0

Dita e diel ka sjellë ulje temperaturash në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të gjithë rajonin kanë dominuar stuhitë e shiut dhe breshërit, ndërsa në Pelister në Maqedoninë e Veriut ka patur edhe reshje dëbore.

Mediat maqedonase raportojnë se gjatë natës dëbora ka zbardhur Pelisterin, ndërsa pritet që edhe përgjatë orëve në vijim atje të ketë reshje të dobëta bore.

Sa i përket pjesës tjetër të Europës, asaj qendrore dhe jugore situata është mjaft e rëndë, ku të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe dhejtra të tjerë janë të zhdukur.