Ballina Sport Vendos goli i Gabriel, Arsenali mposht 0-1 Tottenhamin në derbi! Presion Man....

Vendos goli i Gabriel, Arsenali mposht 0-1 Tottenhamin në derbi! Presion Man. Cityt në krye

5
0

Duket se edhe këtë sezon në Premier League do jenë Manchester City dhe Arsenal, dy skuadrat që do garojnë për trofeun e kampionit. Nëse dje City iu fal Haaland dhe fitoi me përmbysje, edhe Arsenali ka marrë tri pikë jo të lehta në derbin e Londrës kundër Tottenham.

Në stadiumin e këtyre të fundit vendosi goli i Gabriel në minutën e 64. Në zhvillimet e një këndoreje, Saka krosoi bukur dhe mbrojtësi brazilian me kokë nuk gaboi nga pranë portës për 0-1.

Gol me vlerë tri pikë për Arsenalin që pas javës së katërt ngjitet në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Man. City kryesues. Më i miri i ndeshjes padyshim Gabriel, ndërsa “Topçinjtë” zhvilluan një lojë më të mirë.

Për t’u theksuar se Mikel Arteta për herë të parë kishte në stol me ekipin A të Arsenalit edhe Maldin Kaçurrin, mbrojtësin e Kombëtares U-19 kuqezi, që nuk mundi të debutonte këtë pasdite në Premier League.