Ballina Kronika Aksident ‘i frikshëm’ në Durrës/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë, dyshohet se...

Aksident ‘i frikshëm’ në Durrës/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë, dyshohet se shkak u bë..

0
5

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në zonën e ish Kënetës në Durrës. Automjeti i markës Opel dhe Volkswagen u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan njëra në trotuar dhe tjetra në oborrin e një banese aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtëin vend në harkun kohor të dy javëve. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të automjteve. Pak pas aksidentit policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për ngjarjen në fjalë.