Ballina Politika E hëna e ngarkuar/ 8 komisione parlamentare do të mblidhen sot, ja...

E hëna e ngarkuar/ 8 komisione parlamentare do të mblidhen sot, ja cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen

5
0

Ditën e sotme do të ketë një sërë komisionesh që do të mblidhen. Sipas agjendës, në orën 09:30 do të nisë komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ku do të diskutohet për shqyrtimin e projektligjit “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimittë ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”. Po ashtu do të shqyrtohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Në orën 10:45 do të mblidhet Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku do të ketë një seancë dëgjimore me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për diskutimin e projektligjit “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”, komision përgjegjës.

Më pas do të mblidhet Komisioni për Ekonominë dhe Financat ku do të shqyrtohet ne cilesine e komisionit per dhënie mendimi i projektligjit “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre” dhe për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të mblidhet në orën 11:00, ku do të shqyrtohen tre projektligje:

1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”

2. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”.

3. Projektligj “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre

Në komisioni për Sigurinë Kombëtare do të ketë një seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, lidhur me raportimin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2023.

Komisioni për Çështjet Europiane do të mblidhet për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtimin e Projektligjit “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre” si dhe për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”, në cilësinë e komisionit përgjegjës. (Relator Anduel Tahiraj) dhe shqyrtimin e projektligjit “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre” në cilësinë e komisionit përgjegjës. (Relator Baftjar Zeqaj)

Në fund do të mblidhet komisioni hetimor për sterilizimin dhe check-up-in.