Ballina Sport Ish-futbollisti: Sylvinho është frikacak, keqmenaxhon aktivizimin e lojtarëve

Ish-futbollisti: Sylvinho është frikacak, keqmenaxhon aktivizimin e lojtarëve

5
0

Për ish-futbollistin Saimir Patushi humbja e kombëtares 0-1 në “Air Albania” përballë Gjerogjisë, ishte humbja e trajnerit Sylvinho, pasi kishte frikë të luante.

Sipas tij nuk ka asnjë justifikim për mungesat në këtë sfidë, pasi si në fushë ashtu edhe në stol lojtarë cilësorë kishte, por ata thjeshtë nuk u menaxhuan siç duhet nga Silvinjo.

“Nëse ne vuajmë për një numër 9-sh, Broja i vrarë, Cikalleshi iku, Uzuni ka bërë 20 gola të Granada, pse nuk e suporton, po fut Seferin. Nuk është Seferi që bën nëntshin, për mua është thjeshtë keqmenaxhimi i këtyre djemve”, tha Patushi.

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes së Nations League ku kuqezinjtë u mundën minimalisht 0-1 nga Gjeorgjia në stadiumin “Air Albania”, tha se dueli  ishte shumë i ndyrshëm nga ai me Ukrainën, shumë taktik, sipas tij.

“Është ndeshje tjetër me Ukrainën, shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbrapa, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike”., tha ai.