Ballina Sport “Çmenduri” në futboll, dy persona me motor qëllojnë me armë në fushën...

“Çmenduri” në futboll, dy persona me motor qëllojnë me armë në fushën e lojës, lojtarët ikin të tmerruar (Video)

3
0

Një çmenduri ka ndodhur në Ekuador gjatë një ndeshjeje futbolli mes ekipeve amatore të Nuevo Coca dhe Chimborazo, e cila po zhvillohej në fushën e Guadalupe Larriv në El Coca.

Ndërsa dy skuadrat po “luftonin” për të fituar ndeshjen, një njeri po vraponte në mes të fushës, ndërsa nga pas e ndiqnin dy agresorë me motor, të cilët ishin të armatosur.

Në një moment njëri nga agresorët zbret nga motori dhe me pistoletë në dorë ndiqte “prenë” e tij mes për mes fushës së futbollit me qëllim për ta vraë.

Siç shihet edhe në video lojtarët dhe tifozët janë të tmerruar, ndërsa njëri nga agresorët qëllon disa herë në drejtim të “presë” së tij por pa mundur ta shënjestrojë, ndërsa më pas qëllon disa herë në ajër dhe largorhet.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Menjëherë ndeshja u pezullua.