Ballina Kulturë Emmy Awards/ “Shogun” thyen rekorde!

Emmy Awards/ “Shogun” thyen rekorde!

3
0

”Shogun” thyen rekorde dhe bën histori në Emmy Awards 2024, një nga kompeticionet më prestigjioze dhe kompetitive të industrisë së filmit amerikane e cila përkujdese dhe për anën tjetër të kinemasë, pra serialet dhe shfaqjet.

Epika historike japoneze është shfaqja e parë në gjuhën jo-anglisht që u shpall drama më e mirë dhe gjithashtu vendosi një rekord të çmimeve Emmy për shumicën e fitoreve në një sezon të vetëm me 18. Rekordi mbahej nga seriali “John Adams” që kishte fituar plot 13 të tilla

Anna Sawai, e cila luan në rolin e Lady Toda Mariko, fitoi çmimin Emmy për aktoren më të mirë për Shogun, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi në këtë kategori.

Shogun mori 14 çmime në Creative Arts Emmys të fundjavës së kaluar por këtë javë mahniti audiencën duke çuar në shtëpi plot 18 të tilla.