Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Volljakë të Klinës.
Ankuesit kanë raportuar në polici se nën kërcënimit e armës së gjatë (kallashnikov), dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin tre mijë euro.
Kjo u bë e ditur për mediat nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim të tyre”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai për mediat.