Ballina Aktualitet Menaxhimi i mbetjeve, Baltëza: Kemi prapambetje, komshinjtë tanë i riciklojnë

Menaxhimi i mbetjeve, Baltëza: Kemi prapambetje, komshinjtë tanë i riciklojnë

18
0

Bardhyl Baltëza i cili operon në sektorin e përpunimit të mbetjeve thotë se nuk mund të importohen mbetjet e rrezikshme pa dijeninë e doganave.

Ai deklaron se Shqipëria ka prapambetje në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme dhe se inceneratorët na prishën punë.

I ftuar në një emision televiziv, Baltëza u shpreh se e gjithë bota pa përjashtim kanë një protokoll të caktuar për mbetjet e rrezikshme dhe ky protokoll është në të gjithë botën strikt dhe nuk kemi pse ne mos ta kemi këtë protokoll kur tentojmë të hyjmë në Europë.

“Si Shqipëri kemi një prapambetje në problemin e menaxhimit të mbetjeve, qoftë të rrezikshme dhe të parrezikshme.

Dhe importi i mbetjeve, letra, plastike apo mbetje të tjera, kanë një protokoll lëvizje, jashtëzakonisht strikt dhe korrekt, nuk lejohet çdo njeri të eksportojë apo importojë pa plotësuar këto të dhëna që duhen në doganë.

Inceneratorët na prishën punë ne si kompani përpunuese, në atë kohë kemi bërë shumë debate, se u thanë justifikime ku thuhej se shqiptarët prodhojnë mbi 1500 gramë mbetje në ditë.

Ne në qytete kryesore kemi 300-350 gramë për njeri mbetje. Në studimin e bërë në zonën e ish-Bllokut rezultoi se mbetjet për njeri në zonën e Bllokut janë 450 gramë.

Nëse duam të bëjmë një ekonomi vendi, ne duhet të ngremë këtë ekonomi. Europa ka ngritur në industrinë që të riciklohet deri në 75% e mbetjeve.

Ne në fabrikën e letrës sot nuk arrijmë të punojmë dhjetë ditë në muaj. Sot gjithë ata që pastrojnë, i çojnë letrat në landfill.

Çuditërisht janë ndërtuar kompani në Shqipëri që eksportojnë letrën, një ka qenë një grua italiane që ka punuar në Bankën Botërore, e cila e eksportonte në Itali.

Mbetjet urbane kanë një rregull të jashtëzakonshëm në Europë, se është e vetmja gjë që ka mundësinë e dëmtimit të jetës në qytet.

Ne e blinim letrën nga kompanitë që përpunonin mbeturina, ajo e blinte 20 euro më shtrenjtë.

Letra, plastika, metalet, lëndët e para dytësore janë në bursë në Europë. Ne jemi i vetmi vend që kemi ndalimin e importit të mbetjeve.

Në Europë, letrat gjithë lëndët e para dytësore janë në bursë dhe letra nuk e kalon 60 euro për ton.

Shteti ose grupet që mbledhin kanë detyrime t’ua çojnë ricikluesve vendas, pastaj nëse tepron apo refuzon një riciklues vendas mund të eksportohet.

Ne na mungon së pari edukata e kësaj pune. Ne 6-7 vite më parë këtë kompani italiane që e mblidhte dhe e shiste letrën, i dha certifikatën e ricikluesit më të mirë në Shqipëri, e bën me turp kryeministrin, kur në fakt nuk bënte fare riciklim.

Por këtë e bëri ministria. Po qe se nuk ndihmojmë ekonominë në këtë formë, do na ikin njerëzit.

Ne eksportonim letër dikur, sot nuk arrijmë të prodhojmë për veten tonë dhe se prodhimet tona kanë ardhur gjithnjë duke rënë.

Nëse do çosh në landfill mbetje ti do paguash 40 euro për ton sot. Duhen ndarë në burim letra, plastika. Komshinjtë tanë riciklojnë.”

Komenti i tij vjen pasi kompania “Kurum” është vënë në shënjestër të akuzave për eksportimin e dy anijeve me përkatësisht 60 dhe 40 kontejnerë mbetje të rrezikshme.