Ballina Politika Meta nuk i ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: Po përdor SPAK për...

Meta nuk i ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: Po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës

4
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Zoti Meta deklaroi dje, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e partisë së Lirisë, duke ju referuar hetimit ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha, se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, është një rreshter i Rilindjes. Sipas tij, Dumani e ka kthyer SPAK-un në një organizatë kriminale dhe ka marr peng njerëz brenda opozitës. “Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në organizatë kriminale që mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha. Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës. Po kështu e ka përdorur dhe përdor institucionin e tij për të marrë peng njerëz brenda opozitës dhe partive të opozitës, për të bërë diversion, për të krijuar forca të reja politike, në mënyrë që të lehtësojë sa të mundet regjimin e kalbur të Edi Ramës, të kalojë edhe ca kohë.

Por, nuk do të ketë asnjë sukses”, deklaroi ai. Ndërkohë duke folur për situatën ekonomike, Meta tha se Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyerjes së borxhit sa i takon eksporteve të mallrave. “Shqipëria ka treguesin më të lartë të shlyerjes së borxhit me eksportet e mallrave për arsye të nivelit shumë të ulët të eksporteve krahasuar me vendet e rajonit. Shqipërisë i duhen të ardhurat publike të 2.2 viteve fiskale për të shlyer borxhin, ndërkohë Kosovës i duhet 0,6 vit fiskal, Bosnjë-Hercegovinës 0.7 vit fiskal, Serbisë 1.1 vite, Malit të Zi 1.5 dhe Maqedonisë së Veriut i duhen të ardhurat publike të 1.7 viti fiskal për të shlyer borxhin”, nënvizoi dje presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.