Ballina Politika Në arrest shtëpie për “Shpërdorim detyre”, PD: Rexhë Byberi komandoi në detyrën...

Në arrest shtëpie për “Shpërdorim detyre”, PD: Rexhë Byberi komandoi në detyrën e kryetares së Bashkisë Tropojë, Zyra Islamjan

4
0

Zëdhënësja për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka deklaruar se ndërkohë që kryetari i Bashkisë Tropojë është në arrest shtëpie për “shpërdorim detyre”, ai vijon të kryejë detyra e tij.

Vangjeli deklaron se Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren,  Zyra Islamja, duke marrë përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak, që kanë tagrin të marrin një vendim të tillë.

Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente”, deklaron Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i denoncuar nga Partia Demokratike, dhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’, për një seri shkeljesh me procedurat e prokurimit dhe jo vetëm, sot ndodhet nën masën e sigurisë’arrest shtëpie’.

Byberi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ në bashkëpunim, për projekt idenë e ndërtimit të rrugës ‘Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules’, duke sjellë një dëm prej 2.7 milionë euro.

Edhe pse nën masë sigurie, ai vijon pa u shqetësuar me shkeljet e ligjit.

Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.

Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente respektimin e ligjit i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, prandaj kërkohet menjëherë:

1. Shfuqizimi i urdhërit të brendshëm të kryetarit nën arrest nr. 292, datë 09.09.2024.

2. Emërimi me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit;

3. Organet ligjzbatuese të monitorojnë nga afër respektimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’ nga ky person.