1. Një ushtari të Kosovës ia grabitën shtëpinë dhe alltinë, derisa po martohej në një hotel, i rrëmbyer nga gëzimi i papërshkrueshëm…
2. Ushtarëve të KFOR-it, Fitore Pacollli u tha se lirisht mund të largohen nga Ura e Ibrit dhe nga Kosova, se i kemi ushtarët tonë, që e ruajnë Kosovën…
me përjashtim kur të martohen, me ç’rast e humbin me atdhe, me allti, me krejt, nga gëzimi.
3. Çdo dasëm shqiptare duket tash si dasëm e mafiozëve, ku nusja me qafë, me gishta, me duar mbushet plot dukat, dhe e gjuajnë pare derisa e mbulojnë, si mallin që e blejnë.
Thuajse Coza Nostra po e marton djalin.
4. Kryeministri Kurti u tha policëve të Kosovës, se tash që më keni mua, jeni të gatshëm të vdisni për atdhe.
Ata s’thanë po valla, se në kontratë nuk lypset vdekja si kriter…
– Policët nuk kanë sigurim shëndetësor, sepse janë të gatshëm të vdesin për atdhe.
Ama, veç në një shtet policor fliten këto fjalë, se në një shtet demokratik ushtria merret me luftë dhe e jep kushtrimin.
5. E, a u bë Kosova shtet policor! Pseudo policor besoj që u bë dhe ka qenë gjithmonë…
Sepse, në vend se ta motivosh policin me rrogë më të madhe dhe me jetë të gjatë e të lumtur, ti e motivon me vdekje dhe flijim.
– E ti s’vdes për atdhe, se ti s’je polic.
6. Amerika mendon se Albin Kurti i përdorë policët për interesat e tij…
E, unë mendoj se i përdorë sepse janë të përdorshëm, ata vet kanë qejf të përdoren…
Të gjithë para tij i kanë përdorur.
Nëse polici është i ri me moshë, është me Vetëvendosjen, dhe sapo i del punë me ty, e shpreh urrejtjen ndaj teje nëse s’ia do Albinin.
Kaq shumë si sot nuk kanë qenë të politizuar policët, nuk e kanë nga inati, por nga meraku, por u hiqet meraku…besoj.
Se s’ka merak që s’hiqet.
7. Mua mu ka heq ai meraku t’i ‘udhëzoj’ familjen e shoqërinë se ‘kë duhet ta zgjedhin’.
Është hera e parë që nuk më intereson.
Kur po më pyesin ‘Kë duhet ta votojmë’, po u them ‘asnjërin’.
Ata pastaj po shtojnë: ‘Na e vjedhin votën, së paku të dalim ta prishim fletëvotimin’.
Unë atëherë po ua shtoj edhe mërzinë:
– Le ta vjedhin. A na ka mbetur gjë pa na e vjedhur.
– Nuk është hiç mirë t’i ftohësh njerëzit, kështu si unë.
Prandaj, më mirë kurrë mos më pyet asgjë, sepse jam e tmerrshme…
8. Para se të bëhem pesimiste, kam qenë optimiste.
Unë i kam besuar Albin Kurtit.
Dhe siç ju kam informuar, më ka zhgënjyer, jo ai direkt, por ministrat e tij.
Nganjëherë mendoj se mund të jetë i pafajshëm, sidomos kur ia shoh shkrimin ku e nis fjalinë me numër…për shembull: ’59 vjet të furishme….’….që është gabimi më i madh i shkrimit…Mos ta sheh kush numrin në filllim të fjalisë!
…dhe, me atë detyrën në matematikë që shumë më mirë që nuk ia qëlloi, se sikur t’ia qëllonte do të dukej edhe më i mjerë…
Se, nganjëherë gabimi të bën të dukesh simpatik, gjithëdija të bën të neveritshëm!
9. A e di Albin Kurti se Ligji për pagën minimale ka ndikuar që tregtarët t’i largojnë qindra punëtorë nga puna shpejt e shpejt para se të hyjë ligji në fuqi…
por zëri nuk u dëgjohet…
Nuk protestojnë, sepse nuk shpresojnë. E njoh atë ndjesi.
– Prandaj, sillu – pështjellu, bëj ligje sa të duash, e mos lë gjë pa bërë, kot, se tregtarët shqiptarë i trajtojnë se i trajtojnë punëtorët si skllevër.
10. Në matematikë ekziston termi ‘problem i pazgjidhur’, sepse shumë probleme matematikore kanë mbetur të pazgjidhura.
– Prandaj, disa probleme duhet t’i lëmë thjesht të pazgjidhura, nami le të bëhet.
11. Në Veri u ndërtua dhe u dogj një shtëpi e vogël, si për kukulla.
U çel një dyqan me mish të pjekur.
Ky është suksesi më i madh politik i qeverisë Kurti.
Është sukses ushqimor, ama e quajnë politikë ushqimore, se përmes barkut mbërrin deri tek zemra serbe.
12. Kurti s’ka se si ta dijë që serbët vazhdimisht kanë blerë dhe blejnë xhingla-mingla në Jug të Mitrovicës dhe shqiptarët flasin me ta serbisht.
Albin Kurti e udhëheq kollaj qytetin me banorë të dorëzuar, me shtëpitë pa banorë, me komunat pa zyrtarë, me qytetarë që nuk shohin të ardhme aty.
Ama, tash Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’do të jetë veç
me serbë, por edhe me burektore, me ëmbëltore e me mishtore të shqiptarëve.
13. E, presidenti serb e ktheu kohën në ‘status quo ante’, pra, në kohën para Albin Kurtit.
Çka i bie kjo?
Kjo i bie që ia dha një shans Albin Kurtit që të ‘përmirësohet’.
E ‘reinkarnoi’ politikisht. Ia dha shansin e dytë. Ia ktheu serbët.
U dorëzua, pra.
– Lëre ti çfarë thotë presidentja Osmani që aq dije politike ka, sa që thotë se ‘nuk i besoj Vuçiqit’.
Paramendoje, fjala ‘besim’ ende përdoret në politikë, në vend se të hiqej komplet nga fjalori.
Kush – kujt i beson në ditë të sotit, ku gjithkah dhe gjjthkund mbretëron atmosferë paranoje dhe pabesie.
14. Aleksandër Vuçiq e aktron një dhimbje për Kosovën që vazhdimisht e lë pa gjumë, ama që ajo pagjumësi nuk ia lë shenjë, asnjë trohë pikëllimi, askund, në sytë e tij.
– Shqiptarët e Kosovës e kanë përkrahjen e ‘shteteve më të forta’ – u tha serbëve Vuçiq.
Dhe, s’do të çojmë ushtrinë atje, u tha, sepse në atë rast do ta pranonim shtetin e Kosovës.
Dhe, pasi që foli për qëndresën e shpirtit serb ‘që mos t’i pranojnë pijet falas nga Albin Kurti dhe pronarët e pijetores që u çel në Veri, Vuçiq u kthye te problemet shëndetësore të popullit të tij. Tha që për paterica serbët presin mbi 10 vjet.
15. Donika Gërvalla është paditur se e ka fshehur pasurinë e saj nga populli shqiptar…
dhe ky talent i saj e ka ndihmuar që ta këshilloj kancelarin gjerman, Scholz, që mos t’i besoj Serbisë për litiumin, se e mashtron Serbia,.
16. Prandaj, nganjëherë mendoj se Albin Kurti është i mashtruar nga ministrat e tij.
Ministrat e tij sot janë si ai ‘grupi i Viberit’ në krye me Shpend Ahmeti (i cili ishte i varfër, jetonte në vesherajin e babës, e pastaj kur u bë kryetar i Prishtinës, u bë dhe i pasur, me shtëpi në lagjen e milionerëve).
– Albin Kurti është magnet për tradhtarët. Qeveria e tij sot janë njësoj si ai ‘grupi i viberit’….që vjedhin dhe shkretërojnë në emrin e tij.
E urrejnë. Robi gjithmonë e urren zotninë e tij.
Më armiq i ka ministrat e tij se sa opozitën.
17. Qe, ku e kam zbuluar.
Një ditë, kryeministri, për gjynah, e numëroi si suksesin më të madh një ‘projekt fantom’ të korruptuar, bartëset (gra) të të cilit edhe brekë kanë blerë me paret e buxhetit të atij ‘projekti’ pa gjurmë.
Pra, Albin Kurti i merr raportet e rrejshme të gatshme nga ministrat sepse u beson….
– Prandaj, është duke i ‘prirë’ një tufe ministrash që vjedhin dhe shkatërrojnë në emrin e tij. Nëse ka ndonjë përjashtim, le të shënohet në histori.
18. A ka shpresë?
Ish dashur të ketë.
Por, s’e ndjej.
Ama ju mos u bazoni në mua.
E keni provuar ju që të jetoni pa shpresuar se do të bëhet mirë!
– Duhet të jesh mirë që të jetosh pa shpresë se një ditë do të bëhet më mirë!
19. Por, Albini ‘i keq’ nuk e krijoi asnjë opozitar të ‘mirë’.
Pse hesht opozita?
Besoj, nga padia, besoj se janë të majur nga pasuria, dhe sepse kanë frikë se Albin Kurti ua çel ‘letrat e dehura’.
– Albin Kurti nuk u tregua me vepra i keq me të kaluarën, veç me
fjalë, sepse asnjë auditim nuk ua ka bërë ministrave të shkuar.
– Dhe, kjo tregon në së miri…heshtjen e ish ministrave!
29. Lumiri e përmendi kushtrimin nga Vitia.
Paramendoje ti që të vie edhe një herë kushtrimi, edhe atë nga Vitia.
– E çka të bëjmë me atë kushtrim.
Lumiri e thirr Kushtrimin, Drenica lufton, a kush!
– Tha që është i sigurt në fitore, anipse e di shumë mirë se larg është dielli.
– E, Kica Xhelili duke u munduar ta fyej, i dha kompliment Albin Kurtit, tha që Vetëvendosje e filluan parafushatën si James Bond 007.
Që domethënë se ajo as nuk e di se si Ian Fleming e portretizoi James Bond-in si një bukurosh sharmant dhe të guximshëm.
Ajo kujton se James Bond është farë laperi.
30. Pra, LDK-së nuk i duhet asnjë kundërshtar, se i mjaffon vetja.
S’ke ku e çon më larg…ata ende jetën e ndërtojnë mbi vdekjen e Ibrahim
Rugovës.
Prandaj, po shuhën.
31. Dhe terri i LDK-së e mbuloi Bregun e Diellit:
Që nga viti 1999 jetoj në Bregun e Diellit, dhe për herë të parë, nuk ka ndriçim publik në kohën e Përparim Ramës, që lagjen e ka sharruar në lloç deri në gjunjë, e ka thyer platonë para disa muajve dhe na ka lënë në trishtim.
Të thyesh platonë (pllakat) e ndërtesave është njësoj sikur t’i thyesh pllaat e banjos për t’i vënë të reja pas ku me ditë sa vitesh.
Ndërtesat e Bregut të Diellit duken si vampirë të mbështjellë me çarçafë
të bardhë, të ngujuar në terr.
Kjo është LDK-ja sot: terr, errësirë, përmendore, vdekje, varre…dhe kotësi!
P.S. Bëhet mirë.