Ballina Opinion Rritja galopante e bursave amerikane qysh nga humbja e Trumpit dhe përkrahësit...

Rritja galopante e bursave amerikane qysh nga humbja e Trumpit dhe përkrahësit e tij sot

27
0

Nga Eduard Zaloshnja

Më 6 nëntor 2020, kur Fox News (i pari ndër rrjetet televizive amerikane) deklaroi se Trump e kishte humbur garën presidenciale, Indeksi Russell i 3000 kampanive të listuara në bursat financiare ameriakne ishte në nivelin 2067. Dje ky indeks arriti nivelin rekord 3258 – një rritje 58% qysh nga shpallja e humbjes së Trumpit (shihni grafikun shoqërues).

Meqë Indeksi Rusell 3000 përmbledh 99% të kompanive të listuara në bursat amerikane, rritja galopante e tij ka ndikuar ndjeshëm në xhepat e 65% të qytetarëve amerikanë – drejtpërdrejt ose tërthorazi (përmes fondeve private të pensioneve) ata kanë investime në bursat financiare amerikane.

Sidoqoftë, sondazhet politike tregojnë aktualisht se pothuaj gjysma e atyre që janë të prirur të votojnë më 5 nëntor, votën ia japin Trumpit. Pra ka jo pak amerikanë që kanë përfituar nga rritja e busrsave qysh prej humbjes së Trumpit, por që sidoqoftë, votojnë për të…