Ballina Aktualitet Skandali me diplomat, ish-rektori i “Wisdom”: Kam bërë padi për dy pronarët,...

Skandali me diplomat, ish-rektori i “Wisdom”: Kam bërë padi për dy pronarët, ja ku janë bërë pazaret

3
0

Ish-rektor i Kolegjit Wisdom, Lush Përpali, nuk ka pohuar nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo në këtë universitet, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra.

I ftuar në një studio televizive, Lush Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal, ndërsa shtoi se ka bërë padi kundër të dy pronarëve.

“Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat false. Pas kësaj në 1 korrik, kam dhënë deponimin tim në Prokurori dhe më vonë kam bërë edhe një padi tjetër kundër të dy pronarëve”, tha Përpali.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk është vënë në lëvizje nga ajo çfarë ka dalë në Itali. Referuar pazareve, ish-Rektori i Wisdom shprehet se ato nuk janë bërë në Shqipëri, por në Itali.

“Unë nuk e di çfarë pazaresh janë bërë, por ato nuk janë bërë në Shqipëri. Në zyrat e Wisdom nuk kemi parë hyrje-dalje, ndoshta janë bërë në Itali. Kam besim se Prokuroria do të bëjë hetimet dhe do të zbardhë atë që ka ndodhur”, tha Përpali.