Ballina Lifestyle Humbi nënën dhe motrën në të njëjtën ditë! Ish-bashkëshorti i qëndron pranë...

Humbi nënën dhe motrën në të njëjtën ditë! Ish-bashkëshorti i qëndron pranë këngëtarës së njohur: Jemi një familje

3
0

Komediani Nick Cannon, ka folur së fundmi rreth gjendjes në të cilën ndodhet ish-bashkëshortja e tij, Mariah Carey, e cila pak ditë më parë humbi nënën edhe motrën e saj.

Ai u shpreh se i ka qëndruar pranë këngëtares për ta mbështetur, duke treguar se janë ende një familje.

“Si familje, unë duhej të isha aty për ta mbështetur dhe për të treguar dashurinë ndaj saj” tha ai.

Moderatori u shpreh për “PageSix” se këngëtarja po mundohet ta kalojë këtë situatë duke u marrë me fëmijët,  tek ata ajo po mundohet të rigjejë forcën e humbur.