Ballina Ekonomia Indeksimi i pensioneve në 4.1%, ekspertja Radonshiqi: E vonuar, rritja e remitancave...

Indeksimi i pensioneve në 4.1%, ekspertja Radonshiqi: E vonuar, rritja e remitancave tregon varfërim

100
0

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve, e cila hyn në fuqi nga 1 tetori. 791 mijë pensionistë do të përfitojnë indeksimin 4.1% të pensionit.

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.

Lidhur me këtë indeksim, Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se indeksimi këtë vit ishte i vonuar.

“Në fakt indeksimi pritej në periudhë e pranverës, prill maj të kishte indeksim dhe kjo shtyrje ka sjell një zemërim të pensionistëve. Është indeksim si është parashikuar në ligj, por kemi dy probleme, e para një pjesë e pensionistëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe i dytë është kjo shtyrje për ata janë disa para të munguara. Mendoj se indeksimi duhet të ishte bërë kohë më parë dhe të mos lihej për në tetor.”

Ekspertja bëri edhe një një përllogaritje se sa lekë shpenzon një pensinit mesatarisht në muaj. Ajo theksoi se rritja e remirtancave do të thotë pensionitë më të varfër.

“Për shpenzime konsumi janë 15 mijë lekë, për energji 6 000 lekë, për veshje dhe mirëmbajtje 4 mijë lekë, për shërbime shëndetësore 6 mijë lekë. Ne dimë qe kemi mjekësi falas por një pensionistët shkon në spitale, mund të marr shërbimin falas por s’mund të jenë medikamentet aty dhe do të shkoj tek farmacia me e afërt për ti marr ato dhe argëtim 5 mijë lekë, një kafe në ditë do ta pi apo po marr nipin që ti blejë dicka. Në total shkon në 36 mijë lekë në muaj një shpenzim mesatar i një pensionisti. Sa është pensioni mesatar në Shqipëri, në qytet është 18 mijë lekë, dhe nëse pensioniti ka fat që të ketë fëmijë emigrantë ai bënë një jetës normale. Dhe me rritjen e remitancave ne nuk duhet që të mburremi, sepse është një rast që tregon që pensionistët ose familjet shqiptare po varfërohen dhe ndaj emigrantët po dërgojnë para”, tha ajo.