Ballina Bota Presidencialet në SHBA/ Trump sulmon ashpër Harris: Izraeli nuk do të ekzistojë...

Presidencialet në SHBA/ Trump sulmon ashpër Harris: Izraeli nuk do të ekzistojë nëse ajo bëhet Presidente

2
0

Donald Trump ka thënë se ai do të jetë “miku më i mirë që hebrenjtë amerikanë kanë pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”. Sipas mediave të huaja, ish-presidenti u shfaq së bashku me Miriam Adelson, një bashkëpronar i Dallas Mavericks të NBA-së dhe e veja e manjatit miliarder të kazinove Sheldon Adelson. Ai po fliste në eventin e donatorëve të titulluar “Luftimi i antisemitizmit në Amerikë”.

Trump është kritikuar në të kaluarën për shoqërimin e tij me ekstremistët që përhapin retorikë antisemitike, si aktivisti i ekstremit të djathtë Nick Fuentes dhe reperi Ye, i njohur më parë si Kanye West. Trump kritikoi Kamala Harris, rivalen e tij në garën presidenciale, lidhur me trajtimin e luftës Izrael-Hamas nga administrata Biden.

“Kamala Harris nuk ka bërë absolutisht asgjë. Ajo nuk ka ngritur asnjë gisht për t’ju mbrojtur apo për të mbrojtur fëmijët tuaj,” tha Trump, duke shtuar se votuesit hebrenj që votojnë për demokratët “duhet të ekzaminohen në kokë”.

Më vonë, duke folur në Samitin Kombëtar të Këshillit izraelito-amerikan për të nderuar viktimat e sulmit të Hamasit më 7 tetor, ai pohoi: “Izraeli nuk do të ekzistojë brenda dy viteve nëse ajo bëhet presidente”. Zonja Harris ka qenë nën presion nga baza e saj liberale për luftën.