Ballina Europë Tentoi të grabiste banesën e futbollistit të njohur, shqiptari e pëson keq...

Tentoi të grabiste banesën e futbollistit të njohur, shqiptari e pëson keq nga autoritetet italiane

1
0

Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së futbollistit argjentinas, Angel Di Maria. Prokuroria kishte kërkuar dyfishin e dënimit të tij, por Gjykata e Torinos dha vetëm gjysmën për shqiptarin e vetëm të arrestuar, emri i të cilit nuk u publikua.

Ngjarja ndodhi teksa argjentinasi ishte lojtar i Juventusit dhe ndodhej në shoqërinë e shokut të tij të skuadrës, Dushan Vlahovic, në kodrat pas Gran Madre, në Torino. “Corriere” shkruan se i vetmi i pandehur në gjykim (me procedurë të shkurtuar), është shqiptari i arrestuar nga policia pas një ndjekjeje të gjatë, ndërsa bashkëpunëtorët nuk u identifikuan kurrë.

I pandehuri kishte disa dënime të mëparshme dhe u akuzua për 14 vepra penale, duke përfshirë një tjetër grabitje që dyshohet se ka ndodhur ditët e mëparshme. Procesi pati debate, teksa gjyqtarja e seancës paraprake Angela Rizzo, pranoi një nga tezat e mbrojtësve Raffaele Della Valle dhe Cosimo Palumbo, veçanërisht në pikën e akuzës më të rëndë, asaj të tentativës për grabitje, që në fund u riklasifikua si tentativë për vjedhje.

Shqiptari shpëtoi edhe nga akuzat për qitjet me armën që më pas e hodhi, por jo nga ato për agresionin ndaj një zyrtari publik dhe shkaktimin e lëndimeve. Prokuroria kishte kërkuar gjithsej 12 vjet e 4 muaj burgim.