Ballina Politika VIDEO / Rama publikon pamjet e urës që po ndërtohet mbi lumin...

VIDEO / Rama publikon pamjet e urës që po ndërtohet mbi lumin e Tiranës

3
0

Këto janë pamjet e urës që po ndërtohet mbi lumin e Tiranës. Ura është pjesë e segmentit rrugor të Unazës së Madhe të Tiranës që pritet të përfundojë tërësisht muajt në vijim.

Pamjet janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ka përfunduar 70% e punimeve.

Nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.