Ballina Kuriozitete A e dini se çfarë janë “dhëmbët e dragoit” dhe për çfarë...

A e dini se çfarë janë “dhëmbët e dragoit” dhe për çfarë shërbejnë në rrugë?

1
0

Iluzione optike në trafik ekzistojnë në disa vende (vetëm mbani mend vendkalimet 3D të këmbësorëve)

Spanjollët vendosën të shkojnë një hap më tej dhe të përdorin metodën e ashtuquajtur “dhëmbët e dragoit”, për të detyruar shoferët të drejtojnë mjetet më ngadalë.

Bëhet fjalë për trekëndëshat e bardhë të vizatuar në anët e brendshme të vijave të bardha që shënojnë korsinë në rrugë. Për shkak të pamjes së tyre, ata morën emrin – dhëmbët e dragoit.

Vijat mund të shihen në Burgos, por edhe në Madrid, ku trekëndëshat janë të lyer me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë.

Ideja e dhëmbëve të dragoit është që të krijohet përshtypja në mendjen e shoferit se rruga po ngushtohet dhe se duhet të ngasin më me kujdes, pra më ngadalë.

Para vendkalimit të këmbësorëve shihen edhe vija gjatësore zigzag, të cilat paralajmërojnë edhe shoferin që të ngadalësojë shpejtësinë.

Në vendin ku është vendosur sinjalistika e re horizontale ose më mirë iluzioni, për momentin nuk ka aksidente trafiku, por ka pasur edhe më parë, madje me viktima në njerëz.

Ndoshta ky truk funksionon vërtet. Nëse po, shpresojmë që do ta zbatojnë edhe vende të tjera.