Ballina Aktualitet FOTOLAJM / Derbi i kryeqytetit, Tirana homazhe në fushë për Gerti Bogdanin

FOTOLAJM / Derbi i kryeqytetit, Tirana homazhe në fushë për Gerti Bogdanin

1
0

Në stadiumin “Arena Kombëtare”, derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me homazhe që klubi bardheblu ka bërë në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ish-ligjvënësi u shua në moshën 44 vjeçare për shkak të arrestit kardiak që pësoi teksa ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit me disa prej miqve të tij, në një hotel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Futbollistët e Tiranës u panë teksa mbanin lule në duar, të cilat i vendosën pranë një posteri gjigand me foton e të ndjerit Bogdani, që ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të bardhebluve.