Ballina Sport Gol spektakolar, VAR, penallti e humbur dhe protesta në Korçë! Cungu: Do...

Gol spektakolar, VAR, penallti e humbur dhe protesta në Korçë! Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit

1
0

Skënderbeu ka marrë tre pikë të arta për renditjen dhe moralin, teksa ka mundur një rival direkt si Laçi në një duel të ethshëm të luajtur në Korçë.

Korçarët vinin në duelin e sotëm pas dy humbjesh radhazi dhe shihej që kërkonin më me ngulm një fitore, pasi sulmuan që në start dhe ia dolën që të gjenin golin me anë të Vaskez, në një pjesë të parë që e dominuan thuajse plotësisht.

Në të dytën, Laçi u mundua të reagonte dhe të kërkonte barazimin, të cilin e gjeti me një gol spektakolar të Traore. Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari Koçi dha një penallti mes kontestimeve të miqve, të cilën Juri Merlim e humbi, por Bismark u tregua i aftë që në vazhdimin e saj të çonte topin në rrjetë.

Korçarët më pas ruajtën me shumë kujdes avantazhin, duke u kthyer të fitoret në kampionat dhe duke u larguar nga fundi i tabelës, ku mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm ekipi i Laçit.

“Kur të jesh në fund të tabelës nuk ke se çfarë thua. Do komunikoj me presidentin dhe t’i kërkoj largimin. Nuk jam trajner për mbijetesë.

Lojë zhgënjyese dhe gola amatorest. Unë nuk dua të diskutoj për penalltinë, por çunat nuk ishin në më të mirën e tij. Korça shfrytëzoi siç duhet mundësitë e dhënë dhe arriti të na ndëshkonte.

Nuk kam çfarë them. Kam kërkuar largimin para dy javësh të jem i sinqertë, por nuk ndodhi asgjë. Jam shuëmi qetë, por nuk mund të luaj në këtë mënyrë. Është ndeshja e 3-të radhaz që ndëshkohem nga arbitrat.

Kemi 3 lojtarë të thyer shpatullash që nga ndeshja me Partizanin. Unë protestoj për një të drejtë tonën dhe marrim kartonë të verdhë. Kundërshtarët ndërhyjnë shumë keq, por unë nuk kam nerva të vazhdoj në mënyrë të tillë.

Kam qenë gjithmonë trajner i mirë dhe në krye të tabelës. Jam trajner që kam kaluar ture në Europë dhe s’jam i tillë për të rënë nga kategoria. Jam mësuar të luftoj gjithmonë për titullin kampion”, tha Cungu.