Ballina Sport Paqe pa gola, Juventus dhe Napoli “X”, nuk ka fitues në Torino

Paqe pa gola, Juventus dhe Napoli “X”, nuk ka fitues në Torino

2
0

Juventus dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në supersfidën e kësaj jave të Serie A, të mbajtur në Torino.

Në pjesën e parë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë, për shkak të frikës së pësimit të golit.

Në minutën e 70-të, rast ideal për bardhezinjtë. Nga brenda zonës Koopmeiners nuk gjeti dot kuadradtin, duke shpërdoruar kështu mundësinë e artë.

Në krahun tjetër, ishte Lukaku që u përpoq të bënte diçka në ofensivën e kaltër, pa rezultat. Fundi i ndeshjes ishte emocionues, ku nuk munguan mundësitë për të dyja skuadrat.