Ballina Politika “Rritja e pensioneve, një ofendim”, Jorida Tabaku: Vetëm 25 lekë më shumë...

“Rritja e pensioneve, një ofendim”, Jorida Tabaku: Vetëm 25 lekë më shumë në ditë…

1
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen e pensioneve nga qeveria prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor.

Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë.

“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë, kur çmimet e jetesës janë në rritje të vazhdueshme? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve tanë”, tha Tabaku.

Ajo nënvizoi më tej faktin se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë të ardhurave nga jashtë, ndërsa qeveria vijon të mospërfillë nevojat e tyre reale.

”Ne duhet të ndryshojmë këtë situatë dhe të mbështesim shtresat në nevojë, përfshirë pensionistët, të cilët kanë kontribuar për këtë vend dhe meritojnë më shumë se një rritje simbolike që nuk i mbulon as nevojat minimale, ” përfundoi Tabaku.