Ballina Politika Agron Duka: Për meritë të qeverisë, moti është ende i ngrohtë!

Agron Duka: Për meritë të qeverisë, moti është ende i ngrohtë!

1
0
Sot është shpërndarë një foto fillimisht nga kryeministri, e më pas nga qeveria dhe qindra zyrtarë të tjerë, me qëllimin për të treguar se turizmi vazhdon edhe në fund të shtatorit. Si politikan dhe qytetar i këtij vendi, më pëlqen që sezoni turistik vazhdon, dhe ka ende të huaj apo vendas që e shfrytëzojnë detin dhe paguajnë për shërbime, padyshim.
Por të shesësh si sukses qeveritar faktin se në fund të shtatorit moti është ende i ngrohtë dhe mundëson plazhin, është më shumë se bajate.
Çdo ditë publikohen si “arritje qeveritare” foto të diellit që lind e perëndon, lumit që rrjedh dhe liqenit që fle. Është bërë qesharake.
Më mirë do të ishte të përmendnim edhe lumenjtë e mbushur me mbetje, pirgjet e mbeturinave që qelben natyrën, pyjet që priten dhe ato që digjen.