Ballina Kronika Aksident i rëndë në Fier, vdes menjëherë këmbësori, zbulohen informacionet paraprake

Aksident i rëndë në Fier, vdes menjëherë këmbësori, zbulohen informacionet paraprake

1
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.
Raportohet se një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.