Ballina Bota Çfarë ndodhi në Alabama? Qëllohet me armë zjarri në drejtim të turmës...

Çfarë ndodhi në Alabama? Qëllohet me armë zjarri në drejtim të turmës së njerëzve, raportohet për viktima

18
0

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në një nga zonat më të njohura argëtuese në Birmingham në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, tha Departamenti i Policisë së Birminghamit.

“Rreth orës 23:00 u raportuan shumë të shtëna armësh mbi një grup njerëzish në zonën Five Points South”, tha oficeri i policisë së Birminghamit, Truman Fitzgerald.
Policia gjeti trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes dhe një viktimë e katërt vdiq nga plagët e plumbave në spital, tha ai.

Është e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja dhe çfarë i shtyu autorët drejt këtij akti të rëndë.
Disa agjenci të zbatimit të ligjit po ndihmojnë në hetim, sipas Fitzgerald.

Policia e Birminghamit ka kërkuar që bizneset në zonë të ofrojnë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, ndërsa publiku t’i kontaktojë ata me çdo informacion përkatës.
“Të jeni të sigurt, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të zbulojmë, identifikojmë dhe gjurmojmë se kush ishin autorët përgjegjës për këto vrasje”, tha ai.