Ballina Politika Diskutimi mbi shtetin sovran Bektashi në Tiranë, Bejko: Ja plani i agjenturave...

Diskutimi mbi shtetin sovran Bektashi në Tiranë, Bejko: Ja plani i agjenturave të huaja për Kryegjyshatën Bektashiane

1
0

Politikani i djathtë Roland Bejko, për idenë e krijimit të një shteti fetar bektashi brenda shtetit shqiptar, thotë se mbetet të shihet transparenca edhe pse në fillim e mendoi si scoop mediatik të Edi Ramës, duke qenë se nuk kishte kohë që nuk kishte tërhequr vëmendjen mbi vete.

I ftuar në një studio televizive, ai deklaroi se më pas rezultoi se ishte serioze kur doli foli dhe Baba Mondi.

Por Bejko shkon më tej dhe thotë se ka dijeni se janë të përfshira agjentura të huaja, të cilat duan ta heqin fare nga Shqipëria Kryegjyshatën Botërore dhe ta çojnë në Iran.

“Duket si ide ekzotike, por që të arrihet deri aty kërkohet shumë punë dhe investim dhe kërkon mbi të gjitha transparencë, sidomos për publikun shqiptar.

Se Edi Rama nuk mund të vendosë për gjithçka me kokën e tij. Nuk mjafton vetëm ekzekutivi, ne jemi shtet parlamentar dhe kërkohet që parlamenti të shprehet dhe të marrë vendim.

Do të kërkojë dhe disa ditë kohë nëse do të ketë vullnet për të bërë transparencë.

Se dihet që nëse Edi Rama do të bëjë një gjë e bën. Opozitën e ka në xhep, parlamentin në xhep. I vetmi institucion që po i del nga duart është drejtësia.

Shumë nga baballarët dhe dervishët Baba Mondi nuk i ka me vete. Dhe ata nxiten nga dikush për të bërë rrotacion.

Në dijeninë time këtu janë përfshirë agjentura të huaja, që duan ta heqin fare nga Shqipëria Kryegjyshatën Botërore dhe ta çojnë në Iran.

Shqipëria nuk fiton asgjë nëse ikën Kryegjyshata Bektashiane nga Shqipëria. Madje për Shqipërinë është mirë dhe fat që e ka Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Nuk janë thjesht agjentura, por njerëz me shumë para, profesorë. Ka segmente brenda bektashizmit se nuk është i shtrirë vetëm në Shqipëri.

Në aspektin e të fituarit më duket ide interesante edhe pse duhet kohë për ta kuptuar se çfarë synon dhe kush është mbas kësaj.

Se nëse ka njerëz me qëllim të mirë do bëhen punë të mira, nëse ka njerëz me qëllim të këqija, do e shohim.

Ti thua si Vatikani, por Vatikani është kryeqendra botërore e katolicizmit.

Rivaliteti mes feve dihet dhe nuk është aq shumë paqësor.

Kështu analistët kanë filluar ta komentojnë se nëse do marrin formën e shtetit do ketë dhe banka.

Nga do vijnë këto para, nga tokat që ka dhënë me qira Baba Mondi? Apo nga lekët që hedhin njerëzit në teqe?

Është e pamundur të përfaqësojë vetveten si Kryegjyshatë Botërore.

Frika e njerëzve është se bërja e një banke mund të jetë për pastrim parash, mund ta përdorin për offshore.”