Ballina Aktualitet Krijimi i një Shteti Bektashi në Tiranë, pastori: Precedent shumë i rrezikshëm...

Krijimi i një Shteti Bektashi në Tiranë, pastori: Precedent shumë i rrezikshëm për harmoninë fetare

2
0

“Krijimi i një shteti Bektashi brenda Tiranës, krijon një precedent të rrezikshëm”, kështu u shpreh pastori Paulin Vilajeti i cili ishte këtë të diel i ftuar në një studio televizive.

Ai tha se kryemninistri Rama do duhet ta sqarojë më mirë këtë projekt të shpalosur për herë të parë në intervistën për “New York Time” e më pas në OKB, pasi siç u shpreh ai publiku shqiptar ka të drejtë të jetë i informuar.

Pastori tha se e quan të rrezikshme një shtet sovran të tillë, pasi kjo gjë sipas tij mund të krijojë precedentë që më pas sekte të tjera të kërkojnë shtetin e tyre.

“Unë e shikoj si diçka shumë të rrezikshme për shkak se në këtë mënyrë kujtdo i del e drejta të thot edhe unë dua të jem shtet. Edhe unë kam besimin tim, kam krijuar sektin tim këtu në Shqipëri dhe dua shtetin tim.

Është precedent i rrezikshëm. Unë kam 33 vite që lexoj në teologji e njoh historinë jo vetëm të krishtërimit, por shumë fe të ndryshme. India pavarësisht se ka numrin më të madh të hinduizmit, e nuk ka një shtet për të mbrojtur hinduizmin.

Unë gjëja e parë që do i kërkoja kryeministrit Rama do ishte që publikut shqiptar ai duhet t’ia shpjegojë me detaje. Pasi nga ato 4 fjali që tha në OKB mbase nuk e kuptuam. Unë dua të theksoj se Bektashizmi është e vërtet që është një nga komunitetet fetare më tolerante që ka Shqipëria e në gjithë historinë e 30 viteve që kemi pasur lirinë e fesë, ne nuk kemi pasur asnjë rast terrorizmi”,-tha Pastori Vilajeti.