Ballina Sport Milani dominon dhe mposht Interin 1-2 në derbi, nuk ndodhte prej gjashtë...

Milani dominon dhe mposht Interin 1-2 në derbi, nuk ndodhte prej gjashtë dueleve!

2
0

Milani ia ka dale te mposhte Interin 1-2 ne ‘Derbin e Madonnines’, i vlefshem per raundin e peste ne Serie A. Kuqezinjtë ia dolën që të marrin tri pikë kundër Interit, fitore e cila mungonte në gjashtë ndeshje radhazi, të cilat i kishin buzëqeshur rivalëve të qytetit.

Në ‘Giuseppe Meazza’ ndeshja nisi më mirë për kuqezinjtë, me Pulisic që rrëmbeu një top nga Mkhitaryan dhe i vetëm e dërgoi topin në rrjetë pas dhjetë minutave lojë.

Interi u zgjua dhe shtyu drejt portës së Maignan, teksa gjeti golin në minutën e 28-të. Pasimi i Lautaros u shfrytëzua mirë nga Dimarco që me një të majtë e ndali topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, për t’i lënë vendin një fraksioni të dytë me shumë emocione. Te Milani Leao në minutën e 75 dhe Abraham disa sekonda më vonë nuk u treguan të saktë, të ndalur edhe nga Sommer.

Duhej minuta e 89 që produkti i akademisë, 24-vjeçari Gabbia të shënonte me kokë pas një krosimi nga Reijnders dhe të rikthente Milanon kuqezi pas gjashtë humbjeve radhazi. Ndërkohë që Okafor mund të shënonte golin e tretë, por gaboi.

Inter peson keshtu humbjen e pare sezonale, ndersa Kristjan Asllani luajti per 27 minuta dhe u ndeshkua me karton te verdhe.

Triumfi në derbi duket se ka shuar zërat për largimin e trajnerit Paulo Fonseca te Milani, të paktën për momentin; pasi portugezi shijon dy fitore radhazi në Serie A.

Pas javes se peste, Inter dhe Milan kane nga tete pike duke ndare vendet 6 dhe 7.