Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në portën e një banese në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.
Sipas informacioneve policore, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Policia po punon pë identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.