Ballina Politika Bamir Topi: Si do bashkohet Shqipëria me Kosovën!

Bamir Topi: Si do bashkohet Shqipëria me Kosovën!

59
0

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në studion e emisionit Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV për bashkimin e shqiptarëve. Ai tha se e ëndërron bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe gjithashtu tregoi se si mund të arrihet kjo.

“Unë e ëndërroj bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sepse na kanë ndarë dhe patjetër do bashkohemi.

Problemi është i instrumentit. Këtu kalojmë në një element zyrtar, institucional. Bashkimi vjen duke patur pikë referimi Brukselin.

Kur themi Brukseli, duhet të kemi parasysh Kosovë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, kudo ku ka shqiptarë. Dhe çdo shqiptar, në momentin që integrohet në këtë mënyrë, nuk ka më kufij administrativë.

Këtë tha dhe zoti Kisinger, që integrimi do të sjellë rritjen e koshiencës, rritjen e standarteve demografike e të gjitha me radhë. Kush i ndalon sot shqiptarët që të jenë të bashkuar? Askush! Këshru që muret janë te ne”, tha Topi.

I pyetur kush e ka fajin, ai u përgjigj:

“Unë i vendos një faj shumë të madh politikës”.