Mëngjesin e kësaj të marte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjes, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.
Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.
anesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.