Ballina Politika Shteti Sovran Bektashi, Mediu: Nismë e rrezikshme, ngjallen debate mes komuniteteve fetare

Shteti Sovran Bektashi, Mediu: Nismë e rrezikshme, ngjallen debate mes komuniteteve fetare

5
0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e sheh të rrezikshme idenë e krijimit të një shteti sovran bektashi, brenda territorit shqiptar.

I ftuar në një intervistë televizive, ai tha se ideja e krijuar në nivel ndërkombëtar është ajo e krijimit të një shteti islamik brenda Shqipërisë.

Po ashtu Mediu deklaroi se krijimi i një shteti të tillë krijon probleme mes komunitetit fetar.

“A ka ky vend Kushtetutë? Hierarki? Kryetar shteti ku pozicionet janë të përcaktuara me ligj?

Kushtetuta e ka të përcaktuar se Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm. Duhen kuptuar raportet e asaj që quhet toleranca fetare në Shqipëri.

Kjo krijon probleme në vazhdimësi mes komunitetit fetar. Ne jemi shtet laik dhe kjo krijon probleme me komunitetet e tjera.

Ajo që është e rëndësishme është krijimi i një perceptimi se i jepet avantazh një komuniteti, futja në këtë lojë është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Jemi një vend i vogël dhe nuk kemi ndonjë peshë aq të madhe gjeopolitike.

Ka një qëndrim të qartë të Serbisë për të krijuar enklavat serbe brenda territorit tonë.

Sa jemi të përgatitur ne të përballemi me tendencën e shtetit serb, për të krijuar kishën ortodokse në Kosovë.

Janë probleme jashtëzakonisht delikate. Çfarë interesi kemi ne që kemi një komunitet jashtëzakonisht tolerant si komuniteti bektashi brenda komunitetit islam, ndërsa këta të tjerët nuk janë kaq tolerant.

Këto ide diskutohen në nivel kombëtar. Ne nuk mund të hedhim ide si na vjen pas dëshirës. Ne duhet të kemi diskutime të konsoliduara.

Këtë konsultim duhet ta bënim dhe me partnerët për të pasur një diskutim se si dhe çfarë nuk shkon. I realizueshëm, i parealizueshëm nuk e di!

Mund të hedhim dhe Kushtetutën se kjo ka ndodhur. Por kjo është e papranueshme për një vend si Shqipëria.

Përfaqësuesit e fesë bektashiane e kanë pasur qëndrimin për shtetin shqiptar primar, nuk ka thënë ndonjëherë që na duhet një shtet bektashi.

Nëse fillojnë këto diferenca është e lehtë që të ngjallësh një debat. Dhe me këtë situatë që kemi në rajon do të kemi një precedent të rrezikshëm.

Ne duket sikur mendojmë se gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, por ndikimi ynë është rastësor.

Është një problem minor në sytë e diplomacisë ndërkombëtare.

Mund të ketë njerëz që e përkrahin idenë, ashtu si të tjerë nuk e përkrahin.”