Ballina Politika Shteti Sovran Bektashi në Tiranë, analisti Andi Bushati: Jemi në kufijtë e...

Shteti Sovran Bektashi në Tiranë, analisti Andi Bushati: Jemi në kufijtë e absurditetit, është shaka apo e vërtetë

58
0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në një studio televizive, tha se e gjithë ideja e themelimit të një shteti bektashi është në kufijtë e absurditetit.

Më tej, Bushati theksoi se nuk ka asgjë konkrete për këtë çështje, përveç disa frazave dhe batutave nga Rama.

“Ka një absurd, unë nuk kam folur pasi nuk mund të flasësh për një çështje që nuk je i qartë. Një ditë të bukur, si rrufe në qiell të hapur tha se do të bëhet një shtet si Vatikani pa dhënë asnjë detaj. Jemi në kufijtë e absurditeti dhe të hedhësh një absurditet dhe të kërkosh llogari pse njerëzit reaguan në mënyrë absurde është gjë që nuk shkon.

Ata që janë në pushtet para se të marrin vendime, bëjnë konsultime publike dhe presin dhe kritika. Këtu tek ne ky raport është përmbysur. Del i pari monarku, autokrati dhe thuhet nga ky moment do bëhet kjo gjë dhe pastaj thotë që ka faqezinjtë që kundërshtojnë, të gjithë flasin, por askush nuk di gjë.

Pse të mos bëjmë një shtet ortodoks, mysliman që të mos tkurren dhe ata.

Unë nuk e di kush janë motivet e Ramës, nuk e di kush qëndron pas tij, nuk e di nëse është shaka apo e vërtetë pasi nuk kemi asgjë konkrete, prandaj nuk nisemi dot me batuta dhe copa frazash për të dhënë një vendim .

Ne nuk kemi një traditë të fuqishme besimit në këtë vend. Të jesh tolerant duhet fillimisht të jesh ekstremist, dhe pastaj të moderosh ekstremizmin tënd drejt tolerant. Ne nuk jemi tolerant se s’kemi qenë asnjëherë ekstremist.”