Ballina Kronika Dogji me benzinë bashkëshorten në Korçë pasi nuk pranonte të divorcohej, bie...

Dogji me benzinë bashkëshorten në Korçë pasi nuk pranonte të divorcohej, bie në pranga Bledi Trëndafili

69
0

Pas një muaj kërkimesh kapet nga policia Bledar Trëndafili i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij me të cilën ishin në proçes divorci.
Raportohet se Trëndafili u kap nga policia në qytetin e Korçës ndërsa si ngjarje është regjistruar në datën 3 gusht.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.