Teherani i dërgoi një mesazh Uashingtonit përmes Katarit.
Një burim i lartë diplomatik i tha Al Jazeera se Irani i dërgoi një mesazh zyrës Ovale se “nëse Izraeli vendos t’i përgjigjet sulmit të së martës, nuk do të ketë kufi për përgjigjen e Teheranit”.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Irani thirri ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë për shpjegime pasi qeveritë e tyre qortuan Republikën Islamike për sulmin e saj raketor ndaj Izraelit, njoftuan mediat shtetërore.
Gjermania dhe Austria, kërkuan shpjegime nga ambasadorët iranianë mbi sulmin e Iranit të martën.