Ballina Kosovë Në rrugën Mitrovicë-Zveçan hiqet tabelat serbisht dhe vendosen ato të Republikës së...

Në rrugën Mitrovicë-Zveçan hiqet tabelat serbisht dhe vendosen ato të Republikës së Kosovës

7
0

Në rrugën Mitrovicë – Zveçan janë hequr tabelat me mbishkrimin e mëparshëm cirilik “Mirë se erdhe në komunën e Zveçanit”.

Në tabelat e reja mesazhi është “Rrugë e mbarë”.

Kjo është shkruar fillimisht në gjuhën shqipe dhe me një font dukshëm më të madh në krahasim me mesazhet në serbisht dhe anglisht, të cilat janë shkruar më poshtë.

Në tabelë, pranë simbolit të Komunës së Zveçanit, është vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës.