Ballina Politika Do të rrethohet Surreli? Lefter Maliqi zbardh skenarët e opozitës: Ja çfarë...

Do të rrethohet Surreli? Lefter Maliqi zbardh skenarët e opozitës: Ja çfarë do të ndodhë me 7 tetor

6
0

Më 7 Tetor, opozita nis mosbindjen civile, dhe këtë herë jo thjesht me fjalë, por me vepra. Lefter Maliqi zbulon prapaskenat e skenarit destabiliziues.

Në një intervistë televizive Maliqi zbulon opsionet e të Hënës, që nga rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t’i pengojë protestuesit në tubimin, i cili është parashikuar të mos ketë asnjë fjalim si herët e tjera, por vetëm përplasje nëpër rrugë.

Maliqi zbulon edhe takimin e Ilir Metës me Flamur Nokën, ku është vendosur që me shumë mundësi kandidatët e Partisë së Lirisë do të hyjnë në listat e Sali Berishës.
I pyetur për situatën brenda PL-së, Maliqi tregon se zonja Monika Kryemadhi nuk ka shkelur më në selinë e partisë që prej nisjes së divorcit me Metën.
Maliqi shpërthen edhe kundër SPAK-ut, që sic thotë nuk i kthen asnjë përgjigje për 11 kallëzimet që ai ka bërë, pasi është i kapur nga pushtetarët.

Lefter Maliqi, në cilësinë e ish-numrit dy të Burgjeve shokon me deklaratën, kur thotë se Ervin Salianji duhet të bëjë kujdes me ushqimin në burgun e Fierit.
Gjithashtu Maliqi tregon se cfarë ndodh në prapaskenë në ambientet e vuajtjes së dënimit. Sipas tij, ekzistojnë ilace që mund të hidhen në ushqim që të shkaktojnë vdekjen në harkun kohor të 2-3 viteve.
Ai shprehet i bindur se kjo praktikë ka ndodhur edhe me emra të tjerë që kanë vuajtur dënimet e tyre nëpër burgjet shqiptare.

Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qakrun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin cdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t’i vijë nga armiqtë e pushtetit.
Për dënimin e Salianjit, Maliqi thotë se është thjesht hakmarrje e regjimit të Edi Ramës, pasi denoncime publike si ai kanë bërë të gjithë opozitarët, sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre.