Ballina Rajoni I kërkuar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Greqi i armatosur me...

I kërkuar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Greqi i armatosur me granata

3
0

Një person i shumëkërkuar me tre akuza nga autoritetet shqiptare, ka rënë rastësisht në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës, kur skuadra “DIAS” e policisë greke, gjatë patrullimit me këmbë, ka pikasur dy persona të dyshuar pranë një parku në kryqëzimin e rrugëve “Mposda” dhe “Varela”.

Thirrjes për të ndaluar, dy të dyshuarit nuk i janë bindur por kanë hedhur disa qese në tokë dhe janë larguar me vrap. Gjatë ndjekjes është arritur të kapet vetëm njëri prej tyre dhe të shoqërohet në komisariat. Gjatë kontrollit të qeseve, brenda tyre janë gjetur dhe sekuestruar 2 granata të llojit F1, 2 mekanizma ndezës, 1 kuti me 49 fishekë të kalibrit 9 mm.
Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 1 fishek i kalibrit 0.38 mm dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62X25 mm, të cilat i dyshuari i hodhi gjatë ndjekjes deri në vendin ku u arrestua.

I shumëkërkuar me tre akuza nga autoritetet shqiptare, ka rënë rastësisht në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme.