Ballina Politika Marrëveshja e pensioneve me Italinë për 500 mijë shqiptarë, Senati dhe Dhoma...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë për 500 mijë shqiptarë, Senati dhe Dhoma e Deputetëve e miratojnë! Tani mbetet vetëm votimi në parlamentin italian

2
0

Deputeti socialist Etjen Xhafaj njoftoi sot (3 Tetor) se mbi 500 qytetarë shqiptarë janë një hap më afër përfitimit të pensionit, sipas marrëveshjes së firmosur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, muaj më parë.

Ligjvënësi e bëri njoftimin nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke theksuar se “komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për dhënien e fondeve përkatëse”.

Sipas tij, ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me mijëra shqiptarë.

Postimi i Etjen Xhafajt:

“Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse. Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare për këtë marrëveshje, që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falënderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italiane që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj!”.