Ballina Kosovë “Në Hagë po ndodhë mrekullia”/ Çfarë po paralajmëron Gazmend Halilaj?

“Në Hagë po ndodhë mrekullia”/ Çfarë po paralajmëron Gazmend Halilaj?

30
0

Avokati i njohur, Gazmend Halilaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot” ka paralajmëruar se Gjykata Speciale po shkon drejt zbulimit dhe dënimit të autorëve të vrasjeve politike në Kosovë.

“Zbulimi i vrasjeve politike me theks të veçantë ato puro politike, ka vetëm një emër dhe atë Jack Smith”, thotë Halilaj, sipas të cilit, në Speciale po ndodhë një mrekulli.

“Sekëndjemi, në Dhomat e Specializuara në Hagë tani veç po ndodhë mrekullia, gjegjësisht drita për ata që duan drejtësi dhe Shtet Ligjor, e kjo tanimë po shihet edhe nga pesimistët më të mëdhenj, e pos tjerash, këto procese jo vetëm që do të vënë drejtësinë në vend dhe dënimin meritor për urdhërdhënësit dhe kryesit e këtyre veprave, por gjithsesi do jetë një mesazh edhe për brezat e ardhshëm që pushteti, pasuria, fitohet përmes shkollimit, pendës dhe punës së palodhshme dhe të ndershme, por kurrsesi përmes mjeteve të dhunës siç ndodhi në dekadat e fundit”, shprehet Halilaj për “Bota sot”.

Ai deklaron se dëshmitarët e Speciales nuk duhet për asnjë moment të dorëzohen e shiten tek ata që kryen këto krime.

“Mbi te gjitha, kjo Gjykatë duhet përkrahur pa asnjë rezervë, dëshmitarët duhet të jenë të pa ndikueshëm në dëshmitë e tyre, të mos zmbrapsen, të mos shiten e blihen për asnjë çmim, sepse Kosova nuk mundë të ecë para mbi krimet e pazbuluara. Mos të ishte Gjykata Speciale, njerëzit gati e humben besimin edhe në Zot… Privatizimi i luftës, i vuajtjeve, fondeve dhe i çdo gjëje, kinse ne jemi meritorët, për të ardhur në pushtet, dhe mbajtur pushtetin, pa zgjedhur mjete as metoda, është pjesa më e dobët e historisë tonë në dekadat e fundit”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.