Ballina Politika Opozita u vë zjarrin manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj

Opozita u vë zjarrin manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj

6
0

Deputetët e opozitës kanë djegur në oborrin përpara Parlamentit 4 manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.

Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit.

Më pas u spërkatën me benzinë nga deputetët e opozitës duke iu vendosur zjarrin.

Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre.