Ballina Kronika Policia e Korçës zbarkon në banesë dhe gjen vetëm kokainën, por jo...

Policia e Korçës zbarkon në banesë dhe gjen vetëm kokainën, por jo të zotin, shpallet në kërkim 33-vjeçari

2
0

Policia e Korçës, me vendim gjykate, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. D., 33 vjeç, banues në qytetin juglindor.

Nga kontrolli i banesës raportohet se janë gjetur me dhjetra doza lënde narkotike kokainë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Por, në banesë nuk është gjetur 33-vjeçari. Ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Më datë 27 Shtator, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit. Vijon puna për kapjen e tij.” – thuhet në njoftimin e bluve të Korçës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.