Ballina Kulturë Restaurimi i filmit “Kapedani”, rrëfehet e bija e “xha Beqos”: Të rinjtë...

Restaurimi i filmit “Kapedani”, rrëfehet e bija e “xha Beqos”: Të rinjtë më ndalojnë dhe më kujtojnë batutat e babait tim

1
0

52 vite pas shfaqjes së filmit “Kapedani”, ky film vjen i restauruar për të mbetur një dëshmi e gjallë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.

Në një intervistë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, e bija e aktorit të ndjerë, Nikolin Xhojës, Aksijna Xhoja tregoi se si e priti lajmin e restaurimit të filmit “Kapedani”.

Aksijna Xhoja nuk ngurroi të shprehnte lumturinë, teksa edhe tregoi se shumë të rinjë i njohin batutat e filmave ku “xha Beqoja” ka luajtuar.

“Ndihem shumë shumë mirë. Kam një keqardhje se duhet të ishin bërë vite më parë që t’i gëzonin dhe ata. Më bëhet shumë qejfi që të rinjtë i shohin ende filmat e vjetër. Mua vajza dhe djemë të rinjë më kanë takuar dhe më kanë thënë batutat e babait tim kur marrin vesh që jam e bija e Nikolin Xhojës.

Vdiq në moshë të re. Ai nuk donte të tregonte dhimbjen, na jepte gjithmonë kurajo”, tha Aksijna Xhoja.