Ballina Politika Indeksimi i pensioneve me 4.1%, Meta: Poshtërimi më i madh që Rama...

Indeksimi i pensioneve me 4.1%, Meta: Poshtërimi më i madh që Rama iu bën pensionistëve

12
0

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi sot poshtërim të pensionistëve indeksimin e pensioneve nga qeveria Rama me 4.1%.

“Indeksimi i pensionit me 4.1% është poshtërimi më i madh që Rama iu bën pensionistëve, që nga 1 nëntori do iu shtrenjtohet produkti bazë buka”, deklaroi Meta.

Lidhur me ngjarjet e djeshme në Kuvend, Meta deklaroi se “qëllimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitë në Shqipëri dhe pa asnjë diskutim që burgosja politike e deputetit të nderuar zotit Salianji, jo vetëm që nuk do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën jo vetëm deputetëve, por qytetarëve”.