Ballina Politika I plasin “pusetat” e vjedhjes ish komunalistit që u bë kryetar i...

I plasin “pusetat” e vjedhjes ish komunalistit që u bë kryetar i PS në Durrës….Pas skandalit të varrezave, Luan Zaza (Xaxa) me një tjetër dosje. Leja në Lagjen 1, shtëpia në lagjen 6!

0
6

Kryetari i PS së Durrësit, ose siç i thotë një “Mjeshtër i Madh”, pasi rivendosi kioskën e vogël,  njeriu i vlerave durrsake, duket se i ka rinisur një tjetër dosje skandali, pas asaj që mendon se e ka varrosur në varrezat e Durrësit. Burime për gazetën  “Bulevard” kanë bërë të ditur se ish “sheikui naftës” me tollonat e komunalet siç i drejtohej ish kryeministri Nano, tashmë është përfshirë në një valë tjetër skandali, përvec një të trete që ka lidhje me banesat e shembura nga tërmeti në bashkëpunim më drejtorë që i ka bërë edhe komshinjë. Dosja, e cila sapo është bërë e plotë në redaksi, është treguesi më i qartë se si njerëzit e korruptuar të një partie që po qelb Shqipërinë në pushtet prej vitesh, kanë abuzuar.

Turpi më i madh është se në të janë përfshirë edhe emra të tjerë që me një vendim të bashkisë kanë marrë hyrje si të pastrehë. Por duket se njeriu që financonte që në atë kohë si ish drejtor komunale me një projekt për të privatizuar varrezat së bashku me një ish polic, ka luajtur jo vetëm me shkleje të turpshme ligji, që duhet të shkojë te vendi, po edhe me mbiemrin e tij.

Në vitin 2001 KRRT e Bashkisë Durrës ka marrë vendimin numër 2, datë 04.04.2001, sipas të cilit një numri punonjësish të Bashkisë u njihej e drejta të trajtoheshin si të pastrehë dhe mundësia për të ndërtuar një ndërtesë 7 kate në një truall publik me sipërfaqe 350 metra katrorë të ndodhur në lagjen numër 1. Po me këtë vendim u është dhënë edhe leja e sheshit të ndërtimit. Më pas me vendimin numër 182, datë 31.01.2002 të Këshillit Bashkiak është miratuar lista e familjeve që do të përfitojnë strehim me kontributin e tyre sipas vendimit të KRRT-së numër 2, datë 10.04.2001. Në datën 23.12.2002 nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë Durrës lëshohet një vërtetim me të cilin konfirmohet se më vendimin numër 182, datë 31.01.2002 të Këshillit Bashkiak është vendosur ndryshimi i destinacionit të truallit prej 350 m2 nga pronë publike në pronë private. Pallati është ndërtuar 10 kate nga 7 që përmbante leja fillestare e ndërtimit dhe jo në lagjen 1 por në lagjen 6. Dosja e cila është voluminoze do të vazhdojë të zbardhet edhe në numrin e radhës. Vazhdon…./ Gazeta bulevard